Në emisionin e rradhës “PULS” i cili transmetohet në Monitor TV nën moderimin e Fatime Koka dhe Tiron Alili, i ftuar i rradhës ishte Daut Memishi, drejtor aktual i Byrosë për Zhvillim Rajonal, njëherit edhe kandidat i koalicionit VLEN për Komunën e Tearcës.
Ai u përgjigj drejtëpërdrejt në pyetjen se çka e bën më ndryshe kandidimin e tij për herë të dytë për të parin e Tearcës, ku ai mes tjerave ka theksuar se kjo nuk ka qenë thjesht një dëshirë e tij po më shumë ka qenë një kërkese e gjithë atyre që para katër viteve në rrethana komplet tjera arriti të siguron një rezultat jashtzakonisht të suksesshëm, pasi që për shumë pak vota nuk arriti të hyn në raundin e dytë ku ndoshta edhe fitoren do e kishte më lehtë.

Videon e plotë të emisionit mund ta shihni në kanalin MONITOR TV në YouTube: