Në emisionin e rradhës “PULS” i cili transmetohet në Monitor TV nën moderimin e Fatime Koka dhe Tiron Alili, i ftuar i rradhës ishte Daut Memishi, drejtor aktual i Byrosë për Zhvillim Rajonal, njëherit edhe kandidat i koalicionit VLEN për Komunën e Tearcës.
Memishi u përgjigj në pyetjen e moderatorëve se kush janë ekspertët që do të zgjedhin problemin e ujit të pijshëm në Tearcë dhe nga kush paguhen ata, duke thënë se bëhet fjalë për eksper vendor të cilët i ka pasur koleg gjatë kohës që ka ushtruar pozicionin e zv.drejtorit të ndërmarjes Publike “Tetova” – Tetovë, dhe siç tha ai me të njejtit kanë përpiluar edhe planin se si të bëhet zgjidhja e problemit edhe në Komunën e Tearcës.

Videon e plotë të emisionit mund ta shihni në kanalin MONITOR TV në YouTube: