Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga punimet në rrugën Qafë Thanë-Elbasan, duke thënë se projekti po vijon me ritme të larta drejt përfundimit.

Sipas Ramës, ky aks rrugor do të përmirësojë qarkullimin dhe sigurinë rrugore, ndërsa do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonave që lidhen përmes kësaj rruge.
Rama e ka cilësuar këtë projekt pjesë të investimeve për infrastrukturë moderne, në kuadër të vizionit të qeverisë për Shqipërinë e vitit 2030.