Qatipi Osmani, ish-trajneri i Vllaznisë, ka dalë sërish si më i kuotuari i ankandit më të gjatë për trajner, që mund të ketë hapur ndonjë herë klubi vlonjat.

Trajneri tetovar e njeh kampionatin shqiptar, pasi vitin e kaluar ka drejtuar Vllazninë e Shkodrës, por është një njohje e vjetër edhe drejtorit Pollozhani. Gjatë karrierës së tij, 55-vjeçari ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës, Strugën, Renovën apo edhe Shkupin. Ndërsa aventurën e parë në Shqipëri e ka patur në Shkodër me Vllazninë.

Dje në klubin vlonjat është përfolur më shumë Qatip Osmani, si kandidat për të marrë drejtimin e Flamurtarit.

Gjatë kësaj kohe në garë për trajner ishin edhe shumë kandidatë të huaj. Vlonjatët janë tërhequr nga Xhani de Biazi. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare kërkoi një shumë të çmendur, 500 mijë euro në sezon.

The post Qatip Osmani do të ulet në stolin e Flamurtarit?! appeared first on Alsat.