Rizespor ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit shqiptar Qazim Laçi në skuadër. Klubi turk arriti marrëveshje me Sparta Praga për këtë transferim. Pas finalizimit të detajeve të marrëveshjes mes palëve, lojtari i kombëtares shqiptare ka mbërritur në Turqi dhe ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Rizesporin.

Mesfushori kuqezi zhvilloi një sezon të plotë me Sparta Praga, duke luajtur në 50 ndeshje mes Ligës së Kampionëve, kampionatit çek dhe Kupës së Çekisë. Klubi i Rizesporit i uron mirëseardhjen lojtarit të ri Qazim Laçi dhe i dëshiron shumë suksese në aventurën e tij të re. Fillimisht Laçi iu nënshtrua kontrolleve mjekësore pranë spitalit “Acıbadem Fulya”.

Fillimisht iu kryen analizat e gjakut, më pas kaloi nëpër kontrollet ortopedike, të sëmundjeve të brendshme, okulistikë, ORL, kirurgji e përgjithshme dhe kardiologji. Kontrollet përfunduan me testet e mushkërive dhe efortit fizik.

The post Qazim Laçi “braktis” Sparta Praga dhe Çekinë, duke veshur fanellën e skuadrës turke appeared first on Alsat.