Qeveria ka caktuar emrat e nëntë ambasadorëve që duhet t’i plotësojnë vendet vakante, dy vjet pasi u tërhoqën nga përfaqësitë diplomatike për shkak të punës së tyre jo profesionale. Ambasador në misionin e NATO-s është propozuar Orhan Murtezeni, në Tokio Andrijata Cvetoviq, në Bukuresh Gabriell Atanasovski, Dimitar Bllazhevski në Kiev, Ilina Mangova në Britani të Madhe, ndërkaq Vele Terpevski vazhdon misionin diplomatik në Tiranë. Linda Salievska është propozuar për ambasadore në Hagë, ndërsa ish deputet dhe nënkryetari i Kuvendit, Fadil Zendeli ambasador në Kopenhagë. Qeveria ka sjell vendim edhe për dy funksione konzulare në Mellburn dhe Selanik.
The post Qeveria ka caktuar emrat e nëntë ambasadorëve që duhet t’i plotësojnë vendet vakante appeared first on Alsat.
