Qeveria miratoi propozimin për shkarkimin e kryeprokurorit Lupço Kocevski. Tani deputetët do ta kenë fjalën e fundit në një seancë, në të cilën duhet të votojnë pro ose kundër propozimit për shkarkimin e Kocevskit. Qeveria ndërmori nismën për shkarkimin e Kocevskit prej kohësh, por procesi u ndërpre për shkak të tragjedisë në Koçan. Sot, Qeveria theksoi se të gjitha pengesat ligjore janë tejkaluar dhe se pas marrjes së mendimit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, propozimi për shkarkimin e Kocevskit i dorëzohet deputetëve.

“U miratua propozimi për shkarkimin e Lupço Kocevskit nga prokurori publik, duke vazhduar kështu procedurën që, në përputhje me kufizimet ligjore, u pezullua përkohësisht gjatë periudhës zgjedhore. Arsyet e kësaj nisme janë të njohura publikisht dhe ne i kemi shpjeguar disa herë si Qeveri – në mënyrë të vazhdueshme, transparente dhe në interes të mbrojtjes së integritetit dhe përgjegjësisë institucionale. Qëllimi ynë mbetet i qartë – forcimi i sundimit të ligjit dhe garantimi i sigurisë së papenguar të autoriteteve të ndjekjes në shërbim të qytetarëve”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë .

 

The post Qeveria miratoi propozimin për shkarkimin e kryeprokurorit Lupço Kocevski appeared first on Alsat.