Qeveria miratoi sot furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë, nga të cilët 80 do t’i dorëzohen NP Shkup, ndërsa 40 të tjerët do të shpërndahen në komuna, bazuar në nevojat dhe kriteret ekonomike, ka njoftuar ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Itet Mexhiti.

“Këta autobusë do të ndihmojnë në uljen e ndotjes së ajrit, mbrojtjen e mjedisit, përmirësimin e cilësisë së transportit publik dhe zhvillimin e qëndrueshëm jo vetëm në kryeqytet, por edhe në komunat e tjera”, ka shkruar ai.