Qeveria në seancën e sotme miratoi vendimin për rritjen e pensioneve për 2 mijë denarë. Ndryshimet në ligjin për sigurim pensional parashikojnë që për 1 mijë denarë të rriten nga muaji shtator, ndërsa 1 mijë nga muaji mars i vitit të ardhshëm. “Kjo do të thotë se pensionet rriten për 2 mijë denarë, si vazhdimësi e rritjes prej 5000 denarëve në vitin e parë të mandatit të kësaj qeverie. Gjithsej 7 mijë denarë më shumë. Kjo është vetëm një pjesë e politikës për kujdesin, barazinë dhe përgjegjësinë për të cilën angazhohemi”, thuhet në njoftimin e qeverisë. /Alsat.mk
The post Qeveria në seancën e sotme miratoi vendimin për rritjen e pensioneve për 2 mijë denarë appeared first on Alsat.
