Gazetar: Petar Çausheski
“Qeveria vlerëson se kandidati i propozuar do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve profesionale, përmirësimin e standardeve profesionale dhe konsolidimin e besimit të publikut. Me këtë vendim, qeveria edhe një here konfirmon përkushtimin e saj të fortë për respektimin e procedurave institucionale, mbrojtjen e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe mbështetjen e qëndrueshme të proceseve reformuese”, deklaroi Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë.
Savevski ka qenë prokuror në prokurorinë e Shkupit dhe Gostivarit, ndërsa që nga viti 2016 është gjyqtar në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, në departamentin për krim të organizuar dhe korrupsion. Hapi i radhës në zgjedhjen e Savevskit si prokuror i ri shtetëror është që ai të miratohet në Kuvend nga të paktën 61 deputetë.
Përveç Savevskit, për zgjedhjen e prokurorit të ri shtetëror kandiduan prokuroret Anita Topollova-Isajllovska, Lidija Raiçeviq dhe Lençe Ristoska. Të gjithë kandidatët morën mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë. Nga kandidatët, vetëm Ristoska nuk u përfshi në listën e qeverisë për kandidatët për prokuror shtetëror./Alsat.mk.
The post Qeveria propozon Nenad Savevskin për prokuror të ri të shtetit appeared first on Alsat.
