Gazetare: Ajnur Bafqari

Qeveria hodhi poshtë kërkesën e LSDM-së për organizim të Referendumit që qytetarët të vendosin për ardhmërinë  e vendit dhe rrugën drejt BE-së. Nga Qeveria thonë se nuk ka nevojë të shpenzohen kohë e paratë e qytetarëve për referendum, pasi sipas saj, hapja e fondeve nga Agjenda reformuese për Maqedoninë e Vëeriut, është tregues i qartë për orientimin evropian të kësaj qeverie.

“Ne jemi për BE dhe ky është orientimi ynë, që edhe po e bëjmë në vepër. Shfuqizimi i Misionit Vlerësues nga Këshilli i BE-së dhe hapja e fondeve të Agjendës reformuese për Maqedoninë, janë tregues i qartë për orientimin evropian të kësaj qeverie”- thonë nga Qeveria.

Nga LSDM thonë se me këtë vendim, po dëshmohet se Qeveria ka para vetëm për siç thanë, tenderë kriminalë dhe jo për paga më të larta apo referendum,  përmes së cilit qytetarët vendosin për të ardhmen e tyre.

“Qeveria e Mickoskit pranoi se s’ka para as për organizimin e referendumit ku qytetarët duhet v etë të vendosin për të ardhmen e tyre. Para ka vetëm për grupin kriminel të VMRO-së dhe tenderët e tyre kriminale. Nuk ka para për qytetarët, nuk ka për paga më të larta, nuk ka për pagë minimale prej 600 eurosh, nuk ka para për masa, nuk ka pata për subvencione për bujqit”

– deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Kërkesa e LSDM-së për referendum erdhi një ditë më parë, ku kreu i partisë Venko Filipçe nënvizoi se nuk mund që ardhmëria e 2 milion qytetarëve të varet vetëm nga Mickoski. /Alsat.mk

 

 

The post Qeveria: S’ka para për referendum, LSDM: Qeveria ka para vetëm për tenderë kriminal appeared first on Alsat.