Qytetarët të mërzitur dhe me lot në sy, dolën në sheshin e kryeqytetit për të ndezur qirinj, dhe për të sjellë buqeta me lule, në nder të viktimave të zjarrit në Koçan. Një qytetare për TV21 thotë se presin të ketë drejtësi, mirëpo nga përvojat e mëparshme, me rastet tragjike thotë se i kanë humbur shpresat, dhe se asgjë nuk mund ta përmirësojë situatën në Koçan, pasi që shton, kanë mbetur vetëm pensionistë.
“Duhet të ketë drejtësi, mirëpo nga përvoja deri tani, rastet e pazgjidhura, autobusi në Llaskarcë apo ku ishte që është rrotulluar. Spitali në Tetovë, në Bullgari njëjtë ashtu një autobus ishte, tani mundem konkretisht t’i përmend. Nuk e di deri tani a ka pasur dikush përgjegjësi dhe a i ka vuajtur pasojat, a është dënuar, deri tani asgjë nuk ka pasur askush nuk është përgjigjur. Nuk besoj që kjo ashtu do të qëndrojë”, tha një qytetare.
“Unë personalisht mendoj që këtu nuk ka shanse të përmirësohet diçka. Nuk ka kapacitet nëse prej jashtë nuk kemi ndihmë. -Çfarë të përmirësohet?-Korrupsioni, vjedhja”.
“Siç thanë nga Koçani, do të ngelemi vetëm ne pensionistët, njerëz të vjetër. Dhe çfarë?! Duam natalitet?! Duam çfarë dhe nuk i ruajmë fëmijët tanë. Turp për shtetin, besoni dhe kjo heshtje në Maqedoni shumë më shqetëson, shumë po heshtet nga ndërtesa po deri lartë”.
