Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku tha se propozimi që Aziri Aliu të jetë ministër i Shëndetësisë është propozim i VLEN-it, që siç tha, kjo ka ndodhur në bazë të marrëveshjes që kishin me kryeministrin Hristijan Mickoskin në fillim të mandatit. Qoku tha se Aziri mbeti në vijën e marrëveshjes që është bërë në fillim dhe nuk shkoi te BDI-ja që siç tha, Taravari e quante kancer. Ndërkohë, Adnan Azizi tha se Azir Aliu mbetet aty ku ka qenë ndërsa për Taravarin tha se ka rënë nga pema. E deputetëve të tjerë të ASH-Taravari, Azizi u tha se nuk janë kthyer te populli, por te BDI-ja.
