Gazetare: Ajnur Bafqari

Nga shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë për vetëm 1 kilometër në orë, e deri tek ata që kanë marrë deri në 3 porosi me vërejtje për shkelje të ndryshme, Pothuajse askush nuk ka arritur t’u shpëtojë kamerave të sistemit “Safe City”, e cila prej ditës së djeshme është vendosur në funksion provë. Qytetarët mirëpresin masat për siguri në trafik, por thonë se nevojiten tolerime.

“Gjatë këtyre 24 orëve sa mesazhe keni marr prej MPB-së për shkelje?
Një.
Çfarë mesazhi ?
Për tejkalim të shpejtësisë. 21…” – qytetar.

“Shikoj maksimum të vozis si në Europë, e këtu vozitshin, i shkelshin rregullat, i parkonin veturat ku të dëshirojnë… Këto masa janë në rregull, por duhet të ketë pak tolerancë, se edhe në Evropë ka tolerancë për shkelje se sa mundesh me vozit”, u shpreh një qytetar.

“Mesazhi ka qenë 50, unë kam vozit 51… Mendimi im është mirë me këto kamerat, por nuk i kemi ne kushtet, si pikë e parë rrugët nuk janë të asfaltuara si duhet. Pastaj kur e bëjmë regjistrimin bëhet pagesa që e shkelim rrugën”, tha një qytetar.

“Kam parë nëpër rrjete sociale, mendoj se është mirë në rregull, për qarkullimin në komunikacion. Mendoj se po duhet të ketë pak tolerancë, por do të shohim… E vështirëson se ne jemi taksistë nuk kemi të ardhura kushedi se sa”, tha një taksist.

“Një ose dy më duket… Duhet të ketë rend… Po 10 përqind të ketë tolerancë por të jemi të gjithë të kujdesshëm…”, deklaroi në qytetar.

“Nuk kam marrë kam pas kujdes, për fat të mirë nuk kam marrë deri tash, por kam kujdes… Për disa vende është në rregull, por për disa jo, se shumë pak është, të paktën 60-70”, u shpreh një qytetar.

Pas përfundimit të periudhës testuese, të gjitha sms porositë me këto përmbajtje, nënkuptojnë gjoba për qytetarët. Në fazën e parë, sistemi do të regjistrojë tejkalimin e shpejtësisë, kalimin e semaforit të kuq, patentën e skaduar dhe parkimin e paligjshëm. Ndërsa në fazën tjetër, spektri i shkeljeve është planifikuar të zgjerohet. /Alsat.mk

The post Qytetarët ankohen për sistemin “Safe City”, e cila prej ditës së djeshme është vendosur në funksion provë appeared first on Alsat.