Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pavarësinë e vendit, si zakonisht, po e festojnë në Greqi

Mbi 82 mijë qytetarë vendosën të festojnë pavarësinë e Maqedonisë jashtë vendit. Shumica e qytetarëve të Maqedonisë vendosën ta kalojnë fundjavën e zgjatur në Greqi, ku sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, dalje kanë realizuar pothuajse 67 mijë qytetarë.

“Në pikën kufitare Bogorodicë nga 06.09.2025 nga ora 10:00 deri në 08.09.2025 deri në orën 10:00, kanë hyrë në vend 1,613 qytetarë të Maqedonisë kurse janë larguar 66,913”, thonë nga Ministria e Brendshme.

Në pikat kufitare me Kosovën dhe Serbinë, për periudhën nga 6 deri në 8 shtator, janë larguar 15,371 qytetarë.

“Në pikën kufitare Bllacë të Poshtme më datë 06.09.2025 nga ora 10:00 deri më datë 08.09.2025 në orën 10:00, kanë hyrë në vend 7,720 shtetas të Maqedonisë kurse kanë dalë 9,027. Në pikën kufitare Tabanovc më datë 06.09.2025 nga ora 10:00 deri më datë 08.09.2025 deri në orën 10:00, kanë hyrë në vend 7,347 shtetas të Maqedonisë kurse kanë dalë 6,344”, thonë nga MPB.

Pothuajse çdo fundjavë të zgjatur, një pjesë e madhe e qytetarëve dalin jashtë vendit./Alsat.mk