Gazetar: Avni Tahiri

Kalimi ilegal për këmbësorë në Bit Pazar të Shkupit, akoma vazhdon të rrezikoje jetën e qytetarëve edhe pse u paralajmërua se do të mbyllet për shkaqe sigurie.

Disa metra nga vendkalimi ndodhet mbikalimi i mbyllur, ku në shkallë kanë mbirë barishte për shkak të mosfunksionimit të tij. Qytetarët nuk e dinë ende çfarë alternative do të ketë pas mbylljes së vendkalimit ilegal por thonë se, nëse ura rihapet, duhet të mirëmbahet, pasi më parë shfrytëzohej edhe si tualet publik.

“Këtë urën këtu kot e kanë bërë pasi nuk funksionon dhe mendoj se këtu duhet të rregullohet. Si do të ishte zgjidhja? Mendoj se edhe semaforë të vendosen nëse nuk ka tjetër mënyrë pasi ja më poshtë funksionojnë, se kështu rrezikojmë çdonjëri sepse është vend i frekuentuar nga automjetet”, tha një qytetar.

“Duhet të ndërmerret diçka. Lartë nuk funksionon e këtu kur kalohet behet rrëmuje. Edhe të ketë semaforë nuk do të ishte zgjidhje. Ka poshtë vendkalim më lartë vendkalim dhe mendoj se duhet të mbyllet”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Duhet ura të lëshohet që të mundët njerëzit të kalojnë dhe të mos kalojnë këtu neper rrugë. Duhet ura të lëshohet apo çfarë të ndërmerret? Këtu semaforë nuk mundët të vendosen dhe mendoj se më mirë do të ishte ura të lëshohet”, tha një qytetar.

Pyetem në Qytetin e Shkupit se kur planifikojnë të fillojnë punimet për mbylljen e këtij vendkalimi. Nga atje u përgjigjën shkurt se punimet pritet të fillojnë shumë shpejt, por pa saktësuar kur./ Alsat.mk

The post Qytetarët kërkojnë zgjidhje për kalimin në Bit Pazar, Qyteti i Shkupit pa afat konkret appeared first on Alsat.