“Qyteti i Sigurt” aktivizon masat e reja, trafiku rrugor nën kontroll të plotë

Rrugët e Shkupit dhe qyteteve kryesore të Maqedonisë së Veriut po hyjnë në një fazë të re të sigurisë rrugore. Sistemi i ri mbikëqyrës rrugor po ndryshon mënyrën si shoferët dhe këmbësorët respektojnë rregullat e komunikacionit.

Kamerat e projektit “Qyteti i Sigurt”, të vendosura në pika kyçe, sipas eksperit të komunikacionit Zijahidin Sallai, synojnë të rrisin sigurinë rrugore, të parandalojnë aksidentet dhe të përmirësojnë disiplinën e pjesëmarrësve në trafikun e përditshëm.

“Sistemi i ri i kamerave të cilat janë vendos në disa pika në RMV, sidomos në kryeqendër në Shkup do të ketë jehonë shumë pozitive dhe nuk do të ketë keqpërdorime, pjesëmarësit do të disiplinohen në mëyrë shumë të madhe dhe do të vije deri tek shmangia dhe zvogëlimi i aksidenteve në trafik. Për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion do të ketë ndëshkime në rast se bëjnë shkelje. Këmbësorët si shpesh ndodh me vokmenë në vesh, me telefon duke shkruajtur mesazhe kalojnë udhëkryqin ose rrugën dhe komplet koncetrimi psiko-fizik i tyre është në telefon, kurse në anën tjetër nuk ndjek situatën e komunikacionit se ka apo nuk ka kushte për kalim.” – tha eksperti i Komunikacionit, Zijahidin Sallai.

Është fakt se sistemi i ri “Qyteti i Sigurt” krijoi huti dhe shqetësime tek qytetarët, pasi gjatë periudhës testuese janë vërejtur gabime dhe lëshime në matjen e shpejtësisë dhe regjistrimin e të dhënave.

Megjithatë autoritetet theksuan se po punojnë për t’i korrigjuar ato dhe në periudhën e ardhshme do të vendoset se sa do të jetë toleranca për tejkalimin e shpejtësisë.

Andaj, Sallai, preferon kujdes ne bazat e informacioneve, të jenë të sakta, të korrigjohen aty ku ka gabime ose lëshime.

Gjatë shit-blerjeve të veturave, të dhënat e kontratave dhe regjistrimi i automjetit të ndryshohen në mënyrë korrekte.

“Të dhënat bazë të pronarëve dhe atumjeteve duhet rregulluar mirë, për shkak se ka shitje-blerje, ka keqpërdorime tjera dmth nuk shkon mesazhi nga Qendra e Sigurisë për Komunikacion te personi që duhet të shkoj, por shkon gabimisht. E tash ka edhe një problem tjetër, shpejtësia e cila bëhet përmes matjes së kamerave dhe pajisjeve të tjera elektronike, softverëve, shpesh mund të ndodh lëshime të vogla në matjen e shpejtësisë. Problemi më i madh është matja e shpëjtësisë në vendet urbane. Unë pata rastin të shoh reagimet e njerëzve, që kanë kaluar vetëm 51 km në orë ose 52; E tash edhe ne kur bëjmë llogaritjen e shpejtësisë kemi formulën tonë që e praktikojmë për llogatritjen e shpejtësisë, cdoherë edhe ato deri 5% ose 10 % kanë plus ose minus në precizitetin e shpejtësisë, prandaj sipas meje shpejtësia e lejuar duhet të jetë deri në 55 km në orë për Qytetin e Shkupit; sepse nuk mund edhe të vozisish edhe të kontrollosh, vetëm me tempomat mund të vozitet ashtu.” – deklaroi eksperti i Komunikacionit, Zijahidin Sallai.

Duhet theksuar se në raste urgjente, nuk ka ligj të qartë për përjashtime, përveç ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve, veturat e Policisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Por sipas logjikës profesionale të ekspretit të komunikacionit, rastet urgjente në rrugë mund të mirëkuptohen duke aktivizuar katër ndriçues të automjetit.

Përndryshe, nga 1 janari 2026, shkeljet do të ndëshkohen me gjoba zyrtare, ndërsa gjysma e gjobës mund të paguhet brenda 8 ditëve, nga marrja e procesverbalit.