Një copë katërtonëshe e raketës “Falcon 9” të “Space X” mendohet se është përplasur në sipërfaqen e Hënës të mërkurën.
Kjo pjesë ka qenë në hapësirë që nga viti i shkuar. Ajo mendohet se është përplasur paqëllimshëm me shpejtësi të madhe. Sipas NASA-s, përplasja nuk paraqet rrezik për Tokën.
Objekti, me madhësi sa të një ndërtese, është pjesë e raketës “Space X Falcon 9” që u lansua në janar të 2025-s.
Raketa parashihej të përplasej në hënë në mëngjes. Ekipet e ekspertëve kanë thënë se pritet që në Hënë të krijohet një krater i gjerë 18 metra dhe katër metra i thellë.
Agjencia për hapësirë, NASA, ka thënë se tani do të shfrytëzojë imazhet para dhe pas goditjes, për të kuptuar ndikimet artificiale.
Pjesë të tilla të raketave, zakonisht kthehen në atmosferën e Tokës dhe digjen ose zhyten në oqean, pasi veç e çojnë ngarkesën e raketës në pikën e përcaktuar në orbitë. Por pasi misioni i uljes në Hënë i janarit 2025 kërkonte më shumë shtytje sesa misionet më afër Tokës, faza e dytë e raketës mbeti në hapësirë.
