Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shfrytëzuar takimin e parë të Bordit të Paqes për të kërkuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që të bëjë diçka lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë. Ai ka përmenduar prokurorin Jack Smith.
“Lidershipi i presidenti Trump gjatë mandatin të tij të parë ka sjellë Kosovën dhe Serbisë më afër se kurrë drejt një marrëveshjeje të paqes. Presidenti i Kosovës atëherë u ndalua brutalisht që të udhëtojë për në Shtëpinë e Bardhë që të nënshkruajë atë marrëveshje në prezencë të presidentit Trump dhe kjo ka qenë vepër e prokurorit ‘sikario’ që iu vu pas vet presidentit Trump vet dhe për të është bërë botërisht i famshëm”, tha Rama.
Ai tha se Thaçi po mbahet 6 vjet na paraburgim në Hagë padrejtësisë dhe tha se kërkesa e Prokurorisë atje për ta burgosur për 45 vjet dërgoi valë shoku.
“Sot, presidenti i Kosovës tani ka shpenzuar gjashtë vite në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, sponsorizuar nga disa shtete demokratike, disa prej tyre prezente këtu, që duhet të jenë të turpëruara nga ai lloj i drejtësisë ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, z. president, një tjetër prokuror i financuar nga ky shtet i madh dhe taksapaguesit e tij, ka kërkuar 45 vjet burgim për të. Në këtë moment, vetëm pak muaj qëndrojnë mes njeriut që u ngrit nga rezistenca për spastrim etnik që të bëhet paqebërës dhe potencialisht te një rezultat shkatërrues në gjykatën që deri më tani ka dështuar në çdo hap që t’i mbajë standardet e drejtësisë demokratike. Për hir të zotit, z. president le të bëjmë dicka para se, siç thuani ju, shumë gjëra të këqija mund të ndodhin përsëri”, tha Rama.
Ai ka konfirmuar se Shqipëria do të dërgojë trupa në Gazë dhe ka thënë se është i nderuar të jetë pjesë e kësaj iniciative.
