-Lëreni shtetet të zhvillohen, të bëjnë punën e tyre. Lëreni shtetet të ndërtojnë institucionet, tha mes tjerash sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në drejtim të Bullgarisë dhe Greqisë, përcjell TV21. Rama kritikoi qasjen e këtyre shteteve ndaj Maqedonisë së Veriut.
“Para se të bëhen anëtarë, thuaj jo, nuk e dua emrin tënd, por së paku u keni dhënë atyre gjithçka për të funksionuar si shtet anëtar i BE-së, dhe pastaj thua nuk e dua emrin tënd, në rregull, por jo kur vendet kanë nevojë për eksperiencën, ndihmën, mbështetjen, sepse pastaj keni një shtet ku 20 vjet para, ishte një komunitet perëndimor i padiskutueshëm euroatlantik, dhe sot shih se kush është politikani më i pëlqyer në Maqedoni, në Maqedoninë e Veriut, apo çfarëdo…sepse nuk dua tani të më telefonojnë miqtë grek, të më thonë, the Maqedonia, jo, është e veriut. Faleminderit”, pohoi Rama.
