Pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se është nisur drejt Hagës, ku do të takojë Hashim Thaçin, përcjell TV21. Rama tha se shpreson që vendet demokratike që sponsorizojnë këtë gjykatë të reflektojnë mbi, siç tha ai, standardet e ulëta të kësaj drejtësie.

“Tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudo-provave të akuzës dhe që ka mbaruar edhe parada e dëshmitarëve qesharak të sjell në sallën e drejtësisë ndërkombëtare nga akuza si dhe kanë mbaruar edhe dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes, pritet vendimit. Uroj, shpresoj, lutem që viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes së perdes së këtij teatri absurd të drejtësisë ndërkombëtare dhe i daljes nga izolimi brutal i Hashim Thaçit dhe tre bashkëluftëtarëve të tij”, tha mes tjerash Rama.