Në një draft të Raportit të Progresit në pjesën për Maqedoninë e Veriut për vitin 2024 përmendet se vendi ende nuk i ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për t’i përfshirë në Kushtetutë edhe banorët që jetojnë në zonat kufitare dhe e identifikojnë veten me shtetësi tjera, përfshirë atë bullgare.
Sipas draftit të raportit të publikuar nga Radio Evropa e Lirë autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë vazhduar të punojnë për të shënuar përparim në fushën e sundimit të ligjit, në reformën e administratës publike, funksionimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e minoriteteve.
“Maqedonia e Veriut duhet t’i intensifikojë përpjekjet për mbështetje të sundimit të ligjit, sidomos për ruajtje të pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit, si dhe të rrisë luftën kundër korrupsionit”, thuhet në Draft Raportin.
Nga ana tjetër në draft raport Shqipëria përmendet për përparim të madh në reforma, dhe që ky vend ka arritur me shpejtësi të pashembullt që t’i hapë negociatat në pesë grupe kapitujsh. Lëvdata për Shqipërinë edhe për rezultatet e SPAK-ut në rastet kundër korrupsionit, bashkëpunimin aktiv ndërkombëtar kundër krimit të organizuar dhe zhvillimin e kapaciteteve për hetime financiare.
“Shqipëria ka vazhduar të shënojë përparim në reforma, veçanërisht në reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi dhe me përfundimin e procesit të vettigut”, theksohet në thuhet në Draft Raportin.
Nga ana tjetër sa i përket Kosovës në raportin e progresit theksohet se përparimi i këtij vendi në agjendën e Bashkimit Evropian është penguar nga politikat e brendshme përçarëse dhe nga ngërçi politik pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, pavarësisht se Kosova është e përkushtuar në rrugën evropiane, me nivel të lartë të mbështetjes publike. Në pjesën për Bosnjë-Hercegovinën, përmenden tensionet e brendshme gjatë gjithë vitit 2024 për shkak të veprimeve të Republikës Sërpska përfshirë miratimin e ligjeve që më pas janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese vendore. /Alsat.mk
The post Raporti i Progresit/ Ndryshimet kushtetuese një ndër pikat më të rëndësishme në rrugëtimin drejt BE-së appeared first on Alsat.

