Agjencia e lajmeve “Fars” e Iranit ka thënë se Teherani ka hedhur poshtë një propozim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një armëpushim 48-orësh, duke cituar një burim të paidentifikuar.

Më parë, “Wall Street Journal” raportoi se Irani u kishte thënë zyrtarisht ndërmjetësve se nuk është i gatshëm të takohet me zyrtarët amerikanë në Islamabad në ditët në vijim.

Këtë javë, ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka thënë se Teherani do të pranonte vetëm një përfund të përhershëm dhe gjithëpërfshirës të luftës – jo një armëpushim të përkohshëm – si dhe kërkesa të tjera si dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara.

Ai gjithashtu kishte theksuar se Teherani nuk i ishte përgjigjur ende propozimit prej 15 pikësh të SHBA-së, por tha se besimi midis dy vendeve ishte në “zero” dhe se disa nga kërkesat e Uashingtonit ishin “të tepërta”.