Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka kërkuar nga Presidenti Bajram Begaj sqarime mbi verifikimet dhe procedurat që paraprinë dekretimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit në Shqipëri. Reagimi i Bardhit vjen pas zhvillimeve të fundit në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Posaçme, ku ndaj Hysenit është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpiak dhe pezullim nga detyra.  Çështja pritet të diskutohet edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, të paralajmëruar për javën e ardhshme. Bardhi tha se institucionet duhet të japin përgjigje dhe transparencë për vendimin e tyre./Alsat.mk

The post Rasti i Vlora Hysenit në qendër të vëmendjes, Bardhi kërkon transparencë nga Begaj appeared first on Alsat.