Për arrestimin e ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas tragjedisë në Koçan ku humbën jetën 59 persona, Arbër Ademi nga BDI tha se ka parë kallëzimin penal dhe propozimin e Prokurorisë, që siç thotë, është absurditet dhe se bëhet fjalë për konstruksion dhe përndjekje politike, shkruan TV21.
“Unë kam parë kallëzimin penal, kam pare edhe propozimin e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit dhe me të vërtetë është një absurditet i llojit të vet. Një laik, një person i cili fare nuk ka njohuri në drejtësi, mund të sheh që bëhet fjalë për konstruksion të paster politik, bëhet fjalë për përndjekje klasike politike ndaj z.Bekteshi. Bekteshi akuzohet si shkaktar i drejtpërdrejtë i zjarrit që pati fatkeqësisht humbjen e 59 personave në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë”, tha Arbër Ademi.
