Nëna e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska e para u ul në ulësen e dëshmitarëve në sallën e madhe të Gjykatës Penale. Ditën kritike, rreth orës 07:20, Vanja ka dalë nga shtëpia për në shkollë.
“Rreth 10 minuta para orës 8 dal në këmbë për në punë. Shikoj porosi nga kujdestarja. Vanja nuk është e pranishme në orën e parë. Menjëherë u lajmërova, nuk ishte e qasshme. Në Google Maps e pashë që ajo është në Partizanska, në afërsi të “Fittnes House”. Iu lajmërova Aleksandrit se Vanja nuk është. I thash se po vij tek ti, zbrit poshtë. Zbriti, unë në orën 9 u lajmërova në polici se fëmija im nuk është. Shkuam para “Fittnes House” kërkuam një shtëpi të braktisur. Erdhi policia, iu paraqita familjarëve. Filloi gjurmimi. Ai tashmë ishte i veshur dhe kishte zbritur poshtë. Nuk është e zakonshme që aq shpjet të përgatitet. Zakonisht vonohej. Ishte i dëshpëruar”, tha Zorica Gjorçevska, nëna e Vanjës.
Për shkak se nëna e Vanjës punon në operator telekomunikimi, është dhënë edhe urdhër nëse përsëri do të hyjë në linjë telefoni i 14 vjeçares. Sinjal i tillë nuk është paraqitur. Por i ka rënë në sy që babai ka thënë që vajza e tij është e kidnapuar.
“Nga momenti i parë pohonte se Vanja është e kidnapuar, se nuk mund të jetë tjetër gjë”, theksoi Zorica Gjorçevska, nëna e Vanjës.
Fëmijët zakonisht kanë shkuar në shkollë bashkë.
“Të premteve vajza më e vogël fillonte me mësim nga ora e dytë dhe Vanja shkonte vetë në shkollë. Ditën kritike, kujdestarja e vajzës së vogël ka shkruar se do të mungojë, që të vijnë në orën e dytë. Unë nuk e njoftova për këtë, por vajza e vogël e ka informuar babain që është interesuar”, tha Zorica Gjorçevska, nëna e Vanjës.
Nuk ka prova, besoj se do të dëshmojmë pafajësinë e klientit tim, Lupço Pallevski, deklaroi avokati Marjan Vitanovski.
“E njëjta gjatë dëshmisë së saj theksoi se paraprakisht nuk e njeh, nuk njeh asnjërin nga të akuzuarit , e as nuk tha para gjykatës se dyshon se bashkëshorti i saj ndoshta ka pasur ndonjë kontakt me Pallçon”, u shpreh Marjan Vitanovski, avokat i Pallços.
Sipas avokatit të babait të Vanjës, dëshmia e nënës është ndryshe nga ajo që e ka dhënë në Prokurorinë Publike.
“Sot është shumë e rëndësishme dëshmia e nënës për shkak se më në fund u shpjeguan disa spekulime dhe mistere, sekrete që qarkullonin në opinion periudhën e kaluar nga zbulimi i ngjarjes e deri më sot. Sot morëm pjesë në një dëshmi që jep rrjedhë logjike të ngjarjeve. Konfirmohet teoria dhe teza e mbrojtjes se Aleksandri nuk ka pasur asnjë përfshirje”, shtoi Vlladimir Tufegxhiq, avokat i babait të Vanjës.
I akuzuari i parë është Lupço Pallevski, ndërsa përveç babait të Vanjës së vrarë, Aleksandar Gjorçevski, bashkëpunëtorë për dy vrasjet brutale janë edhe Pançe Keshishkov, Bore Videvski dhe Velibor Manev.
