Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut përfundon, numërimi i votave vijon

Në Maqedoninë e Veriut sot u mbaj rrethi i dytë i zgjedhjeve të teta lokale që nga pavarësia e vendit. Gjithsej 1,013,375 votuesish kishin të drejtë vote. Zgjedhjet për kryetar komune u realizuan në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa zgjedhja e këshilltarëve u përsërit në tre qendra votimi në Komunën Shuto Orizarë për shkak të parregullsive të identifikuara në votimin e 19 tetorit, shkruan Portalb.mk.

Kutitë e votimit u hapën në ora 07 të mëngjesit dhe u mbyllën në ora 19:00. Numërimi i votave vijon.

Më poshtë mund të ndiqni të gjitha zhvillimet e ditës së zgjedhjeve, minutë pas minuti. Klikoni linkun për të lexuar detajet për secilin titull.