Kryeministri Hristijan Mickoski ka reaguar pas çështjeve që ka hapur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, në lidhje me gjykimin e ish-ministres së Brendshme Gordana Jankulloska në rastin “Tanku”, përcjell TV21. Mickoski thotë se kjo është dëshmi se ende ka individë në sistemin gjyqësor, që janë të kapur nga ish-pushteti LSDM-BDI.

Në lidhje me: Vuajti 4 vjet burg për Mercedesin e blinduar, Jankulloska: GJND-ja po hap çështje serioze për gjykimin ndaj meje

“Konkretisht këtë rast, rasti “Tanku”, shihni kush e udhëhoqi, dhe shikoni se ku gjendet ai gjyqtar sot. Dhe nuk ndalon ai gjykatës. Tani i sulmon pensionistët. Për rritjen lineare të pensioneve, duan t’ua marrin atë të drejtë. Ndërsa nga ana tjetër kërkojnë paga dyfish, trefish më të mëdha, ndërsa shihni çfarë gjykime politike, të penguara marrin, për fat të keq. Duhet të turpërohemi dhe të skuqemi para Strasburgut, për shkak të këtyre gjykatësve të pakët, do ta përsëris, që për fat të keq e kontaminojnë gjyqësorin tonë, dhe prokurorëve të pakët, që për fat të keq e kontaminojnë Prokurorinë tonë. Unë edhe njëherë do të them se reforma në pjesën e gjyqësorit dhe prokurorisë janë absolutisht të nevojshme, por reforma thelbësore, jo rritje të pagave. Jo rritje të pagave për këta gjykatës që nuk e meritojnë as këtë pagë, që do ta përsëris, është në mënyrë dramatike më e madhe se paga mesatare në shtet. Kështu që absolutisht e kam lexuar këtë informacion që erdhi nga Strasburgu dhe është dëshmi e sistemit gjyqësor të penguar, që për fat të keq ende individë brenda janë pengje të ish-qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së”, deklaroi Mickoski.