“Radiodifuzerët kombëtar si anëtarë të Asociacionit të Mediave në Maqedoni dhe Radiotelevizioni Kombëtar i Maqedonisë shprehin shqetësimin e tyre mbi indikacionet se në disa televizione që cilat janë krijuar nga kompani serbe të afërta me shtetin, po shkelin seriozisht dhe po i interpretojnë ligjet e vendit.
AMM dhe RTVM posedojnë dëshmi materiale se kanalet serbe Arena M1, M2 dhe M3 Premium për një periudhë më të gjatë kohore punojnë pa lejen e domosdoshme të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Në mënyrë jo të drejtë ato trajtohen si programe serbe të cilat riemitohen në Maqedoni të Veriut edhe pse produksioni, gazetarët, komentatorët dhe mysafirët janë në Shkup, studio dhe emisionet prodhojnë program brenda territorit tonë ndërsa programi emitohet në gjuhën maqedonase.
Në mënyrë plotësuese, në evidencën e rregullatorit në Serbi (REM), kanalet Arena M1, M2 dhe M3 Premium NUK EKZISTOJNË, që nënkupton se nuk janë kanale vendase të Serbisë. Gjithashtu në evidencat e ASHMAA-së nuk ekziston akt miratimi për këto kanale edhe pse udhëhiqen si shërbime të huaja të cilat emitojnë program në gjuhën serbe.
AMM dhe RTVM kërkon nga organet ligjzbatuese dhe institucionet tjera përkatëse të vërtetojnë nëse me këto veprime shkelet domosdoshmëria ligjore për leje pune, a është dëmtuar buxheti i shtetit me mospagimin e licencës dhe a ka përgjegjësi te proranaët dhe personat përgjegjës përfshi edhe zyrtarët e ASHMAA-së. Kërkojmë gjithashtu që të verifikohet edhe shfrytëzimi i paautoruizuar i pakove Premium të televizioneve serbe, ndryshe e njohur si pirateri televizive.
Kërkojmë që riemitimi disavjeçar i kanaleve të caktuara nga rajoni si Kroacia, Shqipëria, Bosnja dhe Serbia të futet ne radarin rregullues të Maqedonisë së Veriut.
AMM dhe RTVM nuk do të lejojnë që modeli i njëjtë të zbatohet edhe nga “Euronews Macedonia”. ASHMAA-ja duhet ta trajton si shërbim të huaj në të njëjtën mënyrë si kanalet e Arena Premium, ashtu siç paralajmërojnë pronarët e tyre dhe strukturat nga Beogradi.
Paligjshmëria që sot po tolerohet si praktikë, nesër mund të bëhet rregull.
AMM dhe RTVM do të dorëzon padi penale deri në Prokurorinë Publike dhe në MPB me qëllim verifikimin e veprimtarisë dhe përgjegjësisë së personave të aturoizuar në ASHMAA”.
The post Reagimi i AMM-së dhe RTVM-së kundër transmetimit të kanaleve serbe në kundërshtim me ligjin appeared first on Alsat.
