Reagon BDI: Stoilkoviç, si zv/km i Qeverisë në përkujtimin e përvjetorit te “agresionit të NATO-s” në Serbi!

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj manifestimit në Serbi ku u shënua “përvjetori i agresionit të NATO-s në Serbi”, transmeton TV21.

Në këtë ngjarje, që në Serbi shënohet si “agresion i NATO-s”, por që përkon me bombardimet e NATO-s në Kosovë, ka qenë i pranishëm zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoillkoviç.

Nga BDI thonë se prania e Stoillkoviçit në rendin e parë të kësaj ngjarje, paraqet “turp dhe provokim”.

“Një akt i turpshëm dhe një provokim i hapur ndaj orientimit euro-atlantik të vendit. Qeveria tregon edhe një herë fytyrën e saj të vërtetë, duke u rreshtuar me ata që mohojnë gjenocidin dhe kundërshtojnë perëndimin”, shkruan në reagimin e BDI-së.