Në ndeshjet e zhvilluara të 1/8 e finales së Champions League, Real Madrid ka mposhtur me rezultat minimal Atletiko Madridin, transmeton TV21.

Në pjesën e parë të ndeshjes u dridhën portat e të dyja skuadrave. Në fillim të ndeshjes, gjegjësishtë në minutën e 4 Rodrygo shënoi për Real Madrid, megjithatë skuadra e Atletikos nuk u dorëzua dhe në minutën e 32 të ndeshjes Julian Alvarez barazoi rezultatin në 1 me 1.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, në minutën e 55 Brahim Diaz mposhti portierin e Atletikos Jan Oblak duke i rikthyer Los Blancos në avantazh, përcjell TV21.

Të dyja skuadrad tentonin të shënonin, por pa sukses në tundimin e rrjetës së bardhë.

Kujtojmë se javën e ardhshme do të luhet ndeshja e kthimit mes Real Madrid dhe Atletiko Madrid me çka do të mesohet se kush do të vazhdojë për në çerekfinale./TV21