Përbërësit :

5 kofshë pule ose biftek pule

gjalpë për skuqje

Për marinadën:

2 thelpinj hudhër

borzilok i freskët

4 lugë gjelle vaj ulliri

kripë, piper për shije

2 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Përzieni borzilokun, hudhrën, kripën, piperin dhe lëngun e limonit. Vendosni copat e mishit në një tas, hidhni vajin e ullirit, pastaj marinadën. Përziejini mirë dhe skuqini në gjalpë për rreth 15 minuta në zjarr mesatar.

Ju bëftë mirë!

The post Receta e ditës: Pulë lëngshme e marinuar me borzilok dhe hudhër appeared first on Alsat.