Mesfushori spanjoll, Huan Mata është bërë me skuadër të re. Mirëpo Mata do të qëndrojë në Australi, ku është transferuar te Melburn Viktori nga Uestern Sidnej Uanderers.
Spanjolli, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin australian.
Te shqiptarët ky klub njihet pasi që më parë ka qenë pjesë sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha i cili tashmë është trajner i Akademisë së klubit.
Mata, sezonin e kaluar në A-League bëri 23 paraqitje ku shënoi 1 gol dhe 3 asistime për Uestern Sidnej Uanderers./IndeksOnline/
The post Refuzon pensionimin, Huan Mata transferohet te klubi australian appeared first on Alsat.
