Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të mbajë sot një protestë para Qeverisë, duke filluar nga ora 11:00, në bulevardet Ilinden dhe Shën Klimenti i Ohrit. Për shkak të protestës, nëse është e nevojshme, trafiku do të devijohet në rrugët e afërta, njoftoi Ministria e Brendshme.

“Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku në zonën qendrore të qytetit të Shkupit”, informoi Ministria e Brendshme.

Ministria e Brendshme gjithashtu u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët e policisë.

The post Regjim i veçantë trafiku në qendër të Shkupit appeared first on Alsat.