Në lidhje me lamtumirën e fundit të këngëtarit Shpat Kasapit, i cili u përcoll në banesën e fundit ditën e diel, janë deklaruar edhe nga Bashkësia Fetare Islame, njofton TV21.
Nga BFI bëjnë të ditur se ceremonia është kryer sipas parimeve islame dhe se kreu i saj, Shaqir Fetai, në fjalën ngushëlluese, ka kujtuar realitetin e vdekjes dhe vlerën e durimit
“Ai theksoi se njeriu vlerësohet për gjurmët që lë pas, dhe se e mira, mirësjellja dhe kontributi nuk humbin kurrë tek Allahu”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BFI-së.
Më tej në njoftim bëhet e ditur se Fetai e ka “ngushëlluar nënën e të ndjerit, ish-deputeten Gjylimsere Kasapi, duke i uruar forcë, sabr dhe shpërblim prej Allahut për durimin e saj”.
Ceremonia u nderua edhe nga personalitete të larta shtetërore, politike dhe artistike, të cilët u bashkuan në këtë moment pikëllimi e nderimi./TV21
