Skuadra e Kellnit theu rekordin e pjesëmarrjes për një ndeshje të Ligës së Kampionëve të të rinjve, teksa në përballjen me Interin në “RheinEnergieStadion” ishin prezent plot 50 mijë tifozë.

Për t’u theksuar se pak orë para fillimit të takimit, vetëm një numër i vogël biletash ishin ende në dispozicion. Sa i takon sfidës, Interi triumfoi me shifrat 1-3.

Rekordi i mëparshëm ishte ai i ndeshjes së sezonit të kaluar mes Trabzonspor dhe Inter, ku në “Papara Park” ishin plot 40,368 tifozë.

The post Rekord te ndeshjet e të rinjëve në Ligën e Kampionëve appeared first on Alsat.