Viti i Ri filloi me kapjen e narko dilerëve dhe aksidente në trafik, përcjell TV21. Nga MPB thonë se nga 28 aksidente trafiku, tre janë më të rënda, por për fat të mirë nuk ka viktima. Sipas ministrit Pançe Toshkovski, kemi gjendje të qëndrueshme dhe të qetë të sigurisë në vend.

“Në territorin e Maqedonisë janë bërë 29 vepra penale, janë arrestuar 33 persona, prej të cilëve 14 janë për tregtim me lëndë narkotike, në lokacione të ndryshme, janë ngjarje të ndryshme penale juridike në Maqedoni gjithashtu dje kishim përafërsisht 28 aksidente trafiku, prej të cilave vetëm tre për fat të mirë me lëndime më të lënda trupore, për fat të mirë, nuk kemi viktima, kështu që mund të them se në përgjithësi kemi gjendje të qetë dhe stabile sigurie në territorin e Maqedonisë”, deklaroi Pançe Toshkovski, ministër për Punë të Brendshme.