Remitancat në Kosovë janë rritur 5.7 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) tregojnë se gjatë periudhës janar–qershor 2026, remitancat e pranuara në Kosovë kanë arritur në 692 milionë euro.Sipas të dhënave të BQK-së dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë periudhës 2008–2025, remitancat e pranuara në Kosovë kanë arritur në rreth 15.2 miliardë euro.
Remitancat, siç kanë vlerësuar njohës të ecurive ekonomike, vazhdojnë të kenë rëndësinë e tyre, jo vetëm përmes mbështetjes direkte të familjeve, por edhe përmes ndikimit në konsum, kursime dhe aktivitetin ekonomik.
