Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, me rrugë të lagura në disa vende. Reshje të lehta bore janë regjistruar në Kodër të Diellit, ndërsa në Krushevë reshjet janë shi dhe borë, por aktualisht nuk paraqesin pengesë për trafikun. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 50 m. është në Krushevë.

Siç njofton NP Rrugët e Maqedonisë, të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme.

Në disa rrugë që kalojnë nëpër përrenj dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla toke.

NP Rrugët e Maqedonisë apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. 

The post Reshje bore në Kodrën e Diellit dhe në Krushevë appeared first on Alsat.