Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas reshjeve rekord që kanë goditur lindjen e Japonisë, pranë Tokios. Reshjet e dendura, të përshkruara nga autoritetet si një situatë “e paprecedentë”, kanë shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dherash dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Më shumë se 20 mijë familje kanë mbetur pa energji, ndërsa rreth 7 mijë udhëtarë janë bllokuar gjatë natës në aeroportin ndërkombëtar të Naritës për shkak të kaosit në transport. Në disa zona të Chibas janë regjistruar më shumë se 360 milimetra reshje brenda 24 orëve, duke shkaktuar përmbytje të rrugëve dhe hekurudhave. Autoritetet japoneze kishin ngritur të enjten nivelin më të lartë të alarmit për emergjencat, ndërsa të premten në mëngjes alarmi u ul në nivelin katër. Megjithatë, paralajmërimet për rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut vijojnë.

 

The post Reshje rekord në Japoni, 6 të vdekur dhe 5 të plagosur appeared first on Alsat.