Moti sot paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në pjesët perëndimore do të ketë reshje shiu. Pasdite kushte për shi do të ketë edhe në pjesët lindore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 2 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me kushte për reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e dobët me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 11 gradë.
Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, vende-vende me shi të dobët, përveç në pjesët perëndimore ku do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intensitet më të madh, mbi 15 litra për metër katror. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar. Reshje të reja priten të dielën dhe në fillim të javës së ardhshme, kur do të ketë edhe ulje të temperaturave, me reshje shiu, ndërsa në male dhe në disa zona më të larta reshje bore.
