Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë kanë dhënë përditësim në informacione në lidhje me gjendjen e rrugëve në Maqedoninë e Veriut pas reshjeve të borës, përcjell TV21. Sipas njoftimit, është hequr ndalesa për automjete të rënda në rrugën Deve Bair-Kriva Pallankë.

Mbeten aktive ndalesat për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugët Gostivar-Mavrovë-Dibër, Gostivar-Strazhë-Kërçovë, Presekë, Pletvar, Gjavato, Makedonski Brod-Prilep përmes qafës malore Barbaros. Aktive mbetet ndalesa edhe për rrugët Dellçevë-pika kufitare Dellçevë.

Në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit mbetet ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda, ndërsa për automjetet e tjera, sipas LAMM, janë të patjetërsueshme pajisjet dimërore./tv21.tv