Abdul Selam Selami dhe Daim Luci kërkojnë subvencionimin e blerjes së automjeteve elektrike për transportin taksi në Shkup.
Grupi i këshilltarëve të AKI-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit ka paraqitur një iniciativë për përgatitjen dhe miratimin e një programi për subvencionimin e blerjes së automjeteve elektrike për transportin taksi.
Iniciativa, e kërkuar nga këshilltarët Abdul Selam Selami dhe Daim Luci, synon modernizimin e transportit taksi, uljen e emetimeve ndotëse dhe mbështetjen e operatorëve të licencuar.
Sipas propozimit, programi duhet të përcaktojë kritere të qarta dhe të barabarta për përfitimin e subvencioneve, si dhe të shqyrtojë mundësinë e bashkëfinancimit nga burime shtetërore dhe ndërkombëtare.
Një tjetër pikë e rëndësishme e iniciativës është zhvillimi i infrastrukturës për karikimin e automjeteve elektrik8e, si kusht për nxitjen e përdorimit të tyre në transportin publik taksi.
Kërkohet përgjigje brenda 60 ditëve
Përmes kësaj iniciative, kërkohet që shërbimet kompetente, brenda 60 ditëve, të përgatisin një analizë financiare, modelin e subvencionimit, kriteret për përfituesit dhe propozimin për sigurimin e mjeteve financiare.
Nisma synon të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe krijimin e një sistemi transporti më të qëndrueshëm në kryeqytet.
Shkup më i pastër, transport më modern!
📌 Monitor MK – Në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik.
