Tetova sipas gjitha gjasave do të shkojë në balotazh, ku pritet të përballen kandidati i AKI-së për kryetar të kësaj komune, Bajram Rexhepi dhe kryetari aktual i Tetovës, kandidati i VLEN, Bilall Kasami. Rexhepi përmes rrjeteve sociale ka shkruar se beteja për Tetovën vazhdon.
“Tetovë faleminderit për votat e pastra dhe me zemër! Falënderoj çdo aktivist, çdo qytetar, për punën e palodhshme dhe besimin e dhënë. Beteja për Tetovën vazhdon. Me më shumë përkushtim, me më shumë forcë dhe me të njëjtin ideal, për një Tetovë me dinjitet!”, ka shkruar Rexhepi.