Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) rezultatet e para të zgjedhjeve lokale të marra në mënyrë elektronike nga Komisionet Zgjedhore Komunale i shpall në mënyrë të njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbalet e komisioneve komunale zgjedhore në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

Komisionet Komunale të Zgjedhjeve duhet të shpallin rezultatet fillestare të zgjedhjeve në afat prej 7 orësh pas përfundimit të zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga këshillat zgjedhorë.

KSHZ-ja i shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve menjëherë, dhe jo më vonë se 24 orë nga dita e përfundimit të tyre. KSHZ-ja i shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për secilën komunë veç e veç.

Zgjedhjet për kryetarë komunash në njësitë e vetëqeverisjes vendore zhvillohen sipas modelit zgjedhor mazhoritar, ndërsa zgjedhjet për anëtarë të këshillit sipas modelit proporcional, në një rreth.

The post Rezultatet e para të zgjedhjeve lokale KSHZ duhet t’i shpallë brenda 12 orëve appeared first on Alsat.