Deputeti i ASH-Taravari, Rijad Shaqiri nuk pret që të implementohet ligji për përfaqësim të drejtë brenda vitit. Shaqiri në Click Plus tha se për implementimin e ligjit duhet të bëhet rebalanci i buxhetit.
“Sa i përket përkrahjes apo mos përkrahjes të këtij ligji, nuk mund të them pa e pa se çfarë përmban ligji. Por unë kam vërejtjet dhe rezervat e mia, se ky ligj deri në fund të mandatit të Qeverisë nuk do të implementohet. Edhe nëse kthehet prej Komisionit të Venecias me përgjigje pozitive, edhe Qeveria kushtimisht ka gatishmërin që ta implementon, duhet të ketë të paraparë mjete buxhetore, duhet të bëhet rebalanci i buxhetit dhe mandej të implementohet ligji”, tha Rijad Shaqiri – deputet i ASH-Taravari.
