Ushtria izraelite ka thënë të mërkurën se armëpushimi është rikthyer në Gazë, pasi kreu sulme të rënda ajrore në të gjithë territorin palestinez që lanë të vdekur të paktën 81 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, sipas spitaleve lokale.
Sulmet – më vdekjeprurëset që nga armëpushimi i miratuar më 10 tetor, shënuan sfidën më serioze për armëpushimin e brishtë deri më sot.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të martën se kishte urdhëruar ushtrinë të kryente “sulme të fuqishme” mbi Gazë, pasi akuzoi Hamasin për shkelje të armëpushimit. Hamasi ka thënë në përgjigje se do të vononte dorëzimin e trupit të një pengu tjetër, raporton AP.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, aktualisht në një udhëtim në Azi, mbrojti sulmet, duke thënë se Izraeli ishte i justifikuar në kryerjen e tyre pas asaj që ai e quajti një incident në të cilin Hamasi vrau një ushtar izraelit gjatë një shkëmbimi zjarri në Rafah, qyteti më jugor në Gazë.
Hamasi ka mohuar çdo përfshirje në atë sulm vdekjeprurës dhe nga ana tjetër akuzoi Izraelin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.
The post Rikthehet armëpushimi në Gazë pas sulmeve që lanë të paktën 80 të vrarë appeared first on Alsat.

