-Postimi besoj se gjatë ditës do të bëhet për ndeshjen me Shkëndijën dhe do të hapen komentet, dhe do të ngelin çdo herë sepse tifozët duhet ta kenë atë hapësirën ku duhet t’i shprehin mendimet, pozitive apo negative, këtë e tha në Daily Click në TV21 drejtori i ri sportiv i FC Shkupit, Nderim Nexhipi. Nexhipi tha se ka qenë kundër vendimit që të ndalohen komentet në faqen zyrtare të FC Shkupit në Facebook dhe njoftoi se tashmë ka dhënë urdhër që të rikthehen komentet.
“Po ta them tani kështu, sot në mëngjes dmth me postimin e parë që do të jetë te faqja e klubit sot, fillon ajo. Do të hapen komentet patjetër, nuk duhet të diskutohet kjo gjë sepse çdo njëri e ka mënyrën e vet të mendimit të cilën duhet ta japë në çdo moment, është për të mirën e klubit”, tha mes tjerash Nexhipi në TV21.
