Tenisti italian Janik Siner fitoi turneun “ATP Masters 1000” të Parisit. Në finale, ai mundi 2-0 (6-4, 7-6) kanadezin Feliks Auger-Aliasime, në një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës.

Një sukses që i jep mundësi tenistit italian të rikthehet “numri 1” në botë. Falë 1000 pikëve të fituara në këtë turne dhe eliminimit të Karlos Alkaraz që në turin e dytë, ai rikthehet në majë.

“Duke marrë parasysh gjithçka që ndodhi, ky është një rezultat i pabesueshëm. Sigurisht që jam i lumtur që jam përsëri numri një, megjithëse nuk e dimë se sa do të zgjasë”, tha Siner pas finales.

Me triumfin e tij në Paris, Siner fitoi turneun e tij të 23-të në karrierë, të pestin e tij të sezonit pas Australian Open, Uimbëldon, Pekin dhe Vjenë. Një paraqitje e mirë e italiani, që përgatitet për finalet ATP.

 

Renditja

 

1-Janik Siner, 11.500 pikë

2-Karlos Alkaraz, 11.250 pikë

3-Aleksander Zverev, 5.560 pikë

4-Tejllor Fritz, 4,735 pikë

5-Novak Gjokoviç, 4.580 pikë

The post Rikthehet “numri 1” në botë: Është një rezultat i pabesueshëm appeared first on Alsat.