Pavarësisht shumë sfidave, ajo ka arritur të sjellë në Manastir qindra libra shqip në një bibliotekë që i mungonte qytetit.

Emira Selimi, një vajzë nga Shkupi me plot ambicie, tash e dy vite drejton bibliotekën të cilën e hapi me ndihmën e shumë njerëzve që dhuruan libra.

Biblioteka funksionon çdo ditë dhe është në shërbim të lexuesve të Manastirit.

Për TV21 ajo rrëfeu historinë e hapjes dhe sfidat që ka hasur gjatë këtij rrugëtimi.

Ashtu siç vizitohet Shtëpia e Kongresit të Alfabetit, ka nisur të bëhet traditë që të vizitohet edhe biblioteka, e cila frekuentohet nga shumë fëmijë shqiptarë të Manastirit.

Prindërit janë shumë falënderues dhe të kënaqur.

Emira zotohet se nuk do të ndalet kurrë dhe do të vazhdojë të kontribuojë për shqiptarët e Manastirit.

Ajo tregon se ka përkrahje të pakursyer nga intelektualë dhe njerëz të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, prandaj është e përkushtuar që këtë bibliotekë ta shndërrojë në një mësimore në gjuhën shqipe, ku të mund të mësohet kultura dhe traditat shqiptare, si dhe historia e Manastirit.